E Diel, 1 Nëntor 2026

Olta Xhaçka dhe Dendias bisedojnë për Fredi Belerin: Nuk është mbi ligjin, kjo çështje s’duhet të ndikojë te marrëdhëniet dypalëshe

Olta Xhaçka dhe Dendias bisedojnë për Fredi Belerin: Nuk

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka ne Bruksel. Gjatë këtij takimi një nga temat kryesore për të cilat u diskutua ka qenë arrestimi i Fredi Belerit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka, ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e dy vendeve.

Sipas ministres kjo nuk është një çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Xhaçka thotë se Beleri gëzon të drejtat si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë nuk është mbi ligjin.

"Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”.

Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë.

E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë", tha Xhaçka.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi. SPAK ka marrë ditë më parë dosjen dhe ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të marrë nga togat e zeza të Vlorës.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës tashmë do të qëndrojë në burg deri në një vendim të dytë, me gjasë deri në përfundim të hetimeve, duke pamundësuar marrjen e detyrës si kryebashiak.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        
Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›