E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera italiane 8220Silvano8221 ne amfiteatrin e Apolonise

Pervec shfaqjes ne Apoloni opera 115-vjecare do te prezantohet edhe per publikun italian ne Piazza Duomo te Foxhias me 5 shtator per te vijuar dy dite me pas ne Teatrin e Korfuzit ne Greqi.

Sipas zevendesministres se Kultures Suzana Turku shfaqja e Silvano-s ne amfiteatrin e Apolonise behet ne kuader te strategjise kryesore per zhvillimin e turizmit kulturor rigjallerimin dhe funksionimin e siteve parqeve dhe monumenteve kulturore permes aktiviteteve te shumta artistike me karakter kombetar dhe nderkombetar.

Ne vitet e fundit aktivitetet e mbeshtetura nga MTKRS-ja kane ardhur gjithmone duke u rritur me shume efikasitet ne promovimin e turizmit trashegimise kulturore materiale shpirterore dhe artistike theksoi zevendesministrja Turku.

Opera Silvano u shkrua ne vitin 1895 nga Maskanji sipas nje porosie te Shtepise botuese Sonsogno per nje teme qe zhvillohet ne nje qytet bregdetar ku dallon aroma e Adriatikut. E harruar ne nje fare menyre kjo opera po ngjall nje interes te vecante sot pasi me nje muzike qe e dallon Maskanjin ajo eshte rikonfirmim i muzikes lirike ekspresivitetit te verizmit dhe talentit te madh te autorit.

Per tu vecuar eshte pjesemarrja e mbeses se kompozitorit te madh Guia Farineli-Maskanji si bashke-regjisore me regjisorin shqiptar Milto Kutali. Nje kaste artistesh brenda trekendeshit Shqiperi-Itali-Greqi do te interpretoje kete opera ku dallojne ne rolet kryesore te Silvanos dhe Matildes tenori dhe sopranoja italiane Francesko Zingarielo dhe Mara Monopoli te solisteve shqiptare baritonit te ri Solen Alla dhe sopranos Sofia Kole.

Orkestra simfonike Apolonia dhe Kori Mix-Selanik do te drejtohen nga dirigjenti italian Etore Papadia. Kostumografia eshte dhurate e TKOB ndersa skenografia eshte nje realizim ne respektim te mjedist te Apolonise antike si dhe temes mesdhetare. Ideator dhe producent i spektaklit eshte Agron Xoxa.

2010-09-02 1711

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›