E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion "Kollona", sot masa ne gjykate

Akuze dorezon dosjen hetimore, kerkon "arrest me burg"

Tirane - Prokuroria e Tiranes do te kerkoje sot caktimin e mases se sigurise arrest me burg per tre te arrestuarit e operacion "Kollona", te cilet u kapen me nje kilogram heroine. Dje, prokurori i ceshtjes ka dorezuar dosjen hetimore ne Gjykaten e Faktit, per caktimin e mases se sigurise. Ne kerkesen e dorezuar gjykates, ai i kerkonte togave te zeza, lenien e tyre ne qeli deri ne perfundim te hetimeve paraprake. Mehmet Belba, Martin Gjocaj dhe Elvis Arifaj, jane tre te arrestuarit qe do te perballen sot me togat e zeza te Gjykates se Tiranes. Keta te fundit nuk i kane pranuar akuzat gjate marrjes ne pyetje nga efektivat e policise gjyqesore. Gjate deklarimeve paraprake mesohet se ata kane mohuar te kene transportuar lende narkotike apo te shinin ate. Belba, Gjocaj dhe Arifaj u arrestuan pas hetimeve dhe pergjimeve nje javore nga ana e Prokurorise se Tiranes. Mesohet se ndaj tyre kishte nisur procedimi penal numer 2551, i regjistruar me daten 12 gusht 2008, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve". Infiltrimi i nje agjenti ne rrjet i cili porositi sasine e droges coi edhe ne venien ne pranga, ne afersi te Stadiumit "Qemal Stafa", tre dite me pare. Prokuroria ka nisur verifikimet transporte te sasise ne narkotikeve edhe me makina te ushtrise duke marr parasysh qe dy prej te arrestuarve ishin pjesetare te komandes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›