E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion i rralle te Onkologjiku

Ne Qendren Spitalore Universitare ldquoNene Terezardquo ne Tirane prane sherbimit te onkologjise ditet e fundit eshte kryer nje operacion i veshtire onkoplastik por edhe i vecante tek nje grua 52 vjec. Ajo quhet Terezina dhe qe prej nje muaji e gjysem dhoma numer kater ne sherbimin e onkologjikut eshte bere streheza e saj. Ajo tregon se si mori vesh rreth tre vjet me pare qe ishte e semure nga shume ciste qe ndodheshin ne pjesen e gjoksit dhe qe ishin paralajmeruese per nje tumor. Tregon per operacionet dhe per kete me te fundit qe i shpetoi edhe jeten.

ldquoKam tre vjet qe luftoj me kete semundje dhe jam nje grua qe e kam ndjekur semundjen ne cdo moment dhe jam perkushtuar te shpetoj jeten time. Sapo diagnostikova veten time duke u lare dush prek gjoksin dhe shikoj kokrra-korra te vogla. Para nje viti vij ne kete spital dhe bej nje operacion e mbaroj dhe erdha per te bere diagnostikimin e dyte. Ketu fillon jeta ime qe ndryshon komplet. Keshillohem me doktor profesor Agim Karaj dhe sa me shikon me thote lsquo Terezina gjendja jote eshte e rende dhe duhet te futesh ne salle urgjentishtrsquo. Dhe kur me ka marr per tu operuar ishte temperatura shume e larte. Kjo para nje muaji e gjysemrdquo rrefen Terezina Hardhia nga Tirana.

Shefi i sherbimit te kirurgjise ne onkologjik doktor Agim Karaj tregon se rasti i Terezines konsiderohet si nje nga me te vecantet nderkohe qe nderhyrjet tek ajo behen ne spitale te njohura te Europes.

ldquoEshte e vecante sepse behet reduksioni i gjirit dhe hiqen sa me shume patologji nuk lihen. Ne i beme dy tenika te tjera tani dhe kemi hequr pjesen me te madhe te gjirit duke ruajtur sadopak efektin kozmetik kete rradhe. Themi qe i kemi parandaluar nje kancer te mundshemrdquo tha Agim Karaj shef i sherbimit te kirurgjise ne onkologjik.

Si Terezina ka dhe shume paciente te tjere pasi ashtu sic raportojne dhe mjeket numri i rasteve te tumoreve eshte gjithnje e ne rritje. Por nese me pare diagnostikimi apo nderhyrjet ne spitale nuk ekzistonin tashme keta paciente mund te jetojne shume me gjate fale nderhyrjeve qe ofron mjekesia.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›