E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet një person në Korçë, çfarë iu gjet në banesë

Sipas informacioneve, një operacion po zhvillohet nga policia e juglindjes për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e narkotikëve dhe armëmbajtjeve pa leje. Deri më tani, mësohet se në pranga ka rënë një person.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›