E Enjte, 5 Nëntor 2026

Operacion nga qielli dhe toka në Vlorë/ Policia kufitare në ndjekje të gomones, dyshohet se është e mbushur me drogë

Policia kufitare e Vlorës është vënë në ndjekje të një mjeti lundrues tip gomone që vinte nga ujrat e Greqisë në drejtim të ujrave tona.

Njoftimi është bërë nga avionët Frontex të cilët kanë njoftuar policinë e kufirit dhe atë të rendit.

Policia kufitare është duke patrrulluar nga deti nga Kepi i Gjuzës në grykëderdhje te Vjosës për gjetjen dhe kapjen e mjetit të shpejtë tip Gomone.

Ndërkohë qe forcat e rendit janë duke patrulluar zonën e grykëderdhjes se Vjosë në afërsi te fshatit Delisuf.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›