Operacionet antikanabis, Balla: Shqiptarët presin territor të pastër

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit po vijon intensivisht luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pwrgwzoi rezultatet e arritura nga operacionet e fundit policore të shtrira përmes kontrolleve në mbarë vendin.
“Shqiptarët presin një territor tw pastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni”, u shpreh Balla nw rrjetet sociale.
Më tej, ministri veçon operacionet në Shkodër e Krujë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit në Shkodër dhe Krujë për gjetjen dhe asgjësimin sot të mbi 7 mijë bimëve kanabis dhe përballjen me drejtësinë të autorit të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, theksoi Balla.