Operacionet kundër ngjarjeve kriminale, Balla: Në 24 orë, 30 të arrestuar dhe të proceduar në vend

Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona në 24 orët e fundit në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm Taulant Balla, thekson se pret rezultate edhe më të mira.
“Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”. 30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan. Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta”, shkruan Balla.
“Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson Ministri i Balla, i cili ka postuar dhe pamje nga operacionet e zhvilluara në të gjithë vendin.
/rtsh.al/