Operacioni “First Day”, vendimi i Gjykatës së Elbasanit për 27 të ndaluar të cilët shisnin lëndë narkotike

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të Prokurorisë për 27 persona të ndaluar në kuadër të operacionit të gjerë policor të koduar “First Day”, që u zhvillua më 8 Shtator 2025.
Personat e ndaluar akuzohen kryesisht për përfshirje në veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike.
Pas shqyrtimit të secilit rast, Gjykata vendosi si më poshtë:
15 persona janë lënë në burg, deri në përfundim të hetimeve:
M.Q., A.B., M.B. (2 herë), S.B., D.E., G.T., P.Q., A.B. (2), E.S., I.B., K.H., A.K., P.T., A.T.
Ky i fundit (A.T.) akuzohet edhe për trafik kontrabande dhe mbajtje armësh pa leje.
8 persona janë vendosur në arrest shtëpie, ku janë të detyruar të qëndrojnë në banesë dhe nuk lejohen të largohen prej saj:
Sh.Sh., F.Th., H.G., Sh.B., B.G., F.R., K.Ç.
3 persona janë detyruar të paraqiten në polici, dy herë ose një herë në muaj:
J.A., N.D., V.D.
J.A. dhe N.D. janë arrestuar në flagrancë për lëndë narkotike, ndërsa V.D. për armë gjahu të mbajtura pa leje.
1 person është liruar, pasi gjykata nuk e pranoi kërkesën për masë sigurie ndaj tij:
L.Xh. është liruar menjëherë nga gjykata, pasi arrestimi i tij nuk u vlerësua si i ligjshëm dhe ndaj tij nuk u vendos asnjë masë tjetër.
Në total, për të gjithë personat e ndaluar, gjykata vlerësoi se ndalimi nga policia nuk ishte i kryer në mënyrë të rregullt, megjithatë ndaj shumicës u vendosën masa sigurie në funksion të vijimit të hetimeve.
Operacioni “First Day” është një nga më të mëdhenjtë e zhvilluar në qarkun Elbasan dhe vijon të jetë në hetim nga Prokuroria.