E Enjte, 5 Nëntor 2026

Operacioni “Plazhe të pastra”, Rama: Bashkëpunim me të gjithë aktorët

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Operacioni “Plazhe të pastra” është shtrirë në të gjitha bashkitë bregdetare, ku bashkë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit po punohet përditë për pastrimin e plazheve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pastrimi i vijës bregdetare në Durrës, Kavajë, Shkodër, Himarë, Vlorë, Sarandë e Rrogozhinë.

“Shqipëri e pastër”, u shpreh kryeministri, ndërsa shtoi se “kjo mbetet sfida e këtij sezoni turistik veror, të cilën do e përmbushim me standardin më të lartë dhe me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve nga institucionet te qytetarët, turistët e bizneset”.

Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të fluksit.

Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

1 nga 10

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›