E Enjte, 5 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë “Return”/ Mirditë, sekuestrohen 190 kilogramë kanabis në proces tharjeje

Një operacion antidrogë i koduar “Return” u zhvillua në fshatin Molaj të Mirditës.

Aksioni, është në vijim të operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, ku ka shkuar në 190 kg sasia e kanabisit në proces tharjeje, e sekuestruar gjatë kësaj goditjeje në njësinë administrative Kaçinar.

Nga hetimet dyshohet se njëri nga autorët e rastit të goditur rishtas, është një shtetas, i arrestuar 4 ditë më parë. Ndërkaq, vijon puna për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këto raste.

Ndërkaq, janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Molaj dhe një inspektor i pyjeve të zonës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›