Operacioni i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i Antiterrorit

Një efektiv është arrestuar nga policia shqiptare. Bëhet fjalë për oficerin e Antiterrorit I.H., i cili dyshohet se është i lidhur me grupin e goditur gjatë operacionit tw SPAK me palën Italiane. Efektivi dyshohet për disa vepra penale, si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se më herët ai ka qenë pjesë e Operacionales, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale.