E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni i koduar “Kompleks” vë në pranga 5 persona

Në sajë të operacionit të koduar "Kompleks", në orët e para të mëngjesit të sotëm, Strukturat Kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të mundur sekuestrimin e rreth 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva dhe arrestimin e 5 shtetasve si posedues e shpërndarës së saj.

Ndërkaq, është bërë e mundur kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve Bledar Kastriot Daci, 23 vjec, banues në Tiranë, Bledar Refit Ramaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë, Blendi Gëzim Bejko, 20 vjec, banues në Tepelenë. Ramadan Refit Ramaj, 29 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë, i dënuar më parë në Greqi për "Prodhimit, shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve ", Eugen Xhevat Lazri, 22 vjec, banues në Tiranë, i denuar me pare me kusht per vepren penale "Prodhimit, shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve " dhe Kiçion Piro Duli, 22 vjec, banues në Tiranë, i cili eshte shpallur ne kerkim, ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.
 

Këta shtetas tregëtonin dhe shpërndanin në zona të ndryshme në Tiranë, lëndë narkotike, kryesisht e llojit cannabis sattiva.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve, u gjend dhe u sekuestrua sasia prej 3091 gr. bimë e dyshuar narkotike, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ramadan Ramaj u gjend dhe u sekuestrua sasia prej 3106.8 gr. bimë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.Gjatë ecurisë së hetimeve në ngarkim të tyre, rezultoi se lënda narkotike vinte nga qyteti i Tepelenës, me synim më pas tregëtimin dhe shpërndarjen në zona të ndryshme në Tiranë, një pjesë e cila ishte pregatitur në porcione të ndara, e destinuar për tregun e brendshëm në Tiranë.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi Kiçion Duli, tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, kishte krijuar ambjentet e banesës së tij, për mbledhjen, përdorimin e furnizimin e lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6197.8 gram bime e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva. Pese cope celulare te markave te ndryshme. Nje automjet me targe TP 3501 b, i markes benz. Sasia prej 1 milion e 83 000 lekë, shume e cila dyshohet se ishte e përfituar nga kjo veprimtari. Nje sasi qesesh dhe natribani qe sherbenin per amballazhimin e bimes narkotike, mbetje lende narkotike te dyshuar kanabis sativa ne te gjitha ambientet e baneses se shtetasit Kicion Duli, etj.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›