E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni i rralle ne TiranePacienti me aorte te re

Te tjera rreth shkrimit FOTO TIRANE - Per here te pare ne Shqiperi stafi i mjekeve te QSUT-se ka arritur te mbylle me sukses nje operacion shume te rralle ne zemer qe realizohet ne pak spitale edhe ne bote. Agim Kodra 64 vjec nga Durresi pas kryerjes se nje skaneri iu be i mundur percaktimi i diagnozes Diseksion i aortes ashendente dhe i harkut te aortes. Kjo do te thote carje ose plasaritje e shtreses se brendeshme te aortes dhe rrezik i larte carje totale e aortes. Nese ne keto raste nuk nderhyet qe ne momentin e pare pacienti rrezikon te humbe edhe jeten.
Mjeket e sherbimit te Kardiokirurgjise kane shpjeguar mbi operacionin i cili zgjati 10 ore dhe gjate punes qe u be ne harkun e aortes pacienti pati nje periudhe prej 47 minutash pa qarkullim gjaku ne Tru temperatura e pacientit u ul ne 20 grade gjate kesaj procedure per te mbrojtur trurin. Pacienti u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bera pas operacionit tregojne funksion normal te zemres dhe te aortes.
Vetem 9 dite me pare ne realizuam kete nderhyrje e quajtur elefant rong e cila eshte nje procedure qe kerkon zevendesimin e harkut te aortes se zemres arteeriet qe furnozojne trurin me gjak. Kjo ka qene nderhyrja e pare e ketij lloji ne vendin tone tek nje pacient 64 vjec ku i zevendesohet ajo pjese e aortes me pjese sintetike ka pohuar shefi i sherbimit te Kardiokirurgjise Edvin Prifti. Nderkohe kardiokirurgu Altin Veshti ka shpjeguar me ane te fotove te gjithe proceduren e kryer gjate 10 oreve operacion.

VASILI GATI APARATURAT PER KARDIOKIRURGJINE
Operacioni i cili ehte kryer per here te pare ne Shqiperi qe quhet Bental Operation me Elephant trunk i modifikuar do te thote zevendesim i aortes ashendente dhe i harkut te aortes me nje proteze vaskolare tub prej materiali sintetik dhe reimplantim i te tre arterieve qe furnizojne trurin me gjak tek kjo proteze vaskolare. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka vizituar gjate dites se sotme pacientin Kodra Ai ka pohuar se institucioni qe ai drejton do te mbeshtese te tilla nderhyrje. Nga ana tjeter ai ka garantuar mbeshtetje per kete sherbim ne aparatura duke bere publike perfundimin e procedurave per blerjen e tyre.
Pra mendjet e krijuara me se miri edhe me nje nivel shkencor te bashkuara edhe me teknologjine e nivelit me te larte behen se bashu dhe prodhojne me se miri rezultate te tilla ka theksuar Vasili. Sipas tij nderhyrje te tilla rrisin besimin e klases mjekesore e cila nuk duhet te beje mbrapa e nuk duhet te kete ndrojtje me ate qe shkenca ofron perpara.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›