E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni në Korçë, kush është personi me rrezikshmëri të lartë që i shpëtoi RENEA-s

Mihallaq Përgjika dyshohet se ka qenë personi i kërkuar nga forcat RENEA gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasje,  dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.

Mësohet se i kërkuari nga policia ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.

Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim shmangien e çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.

Megjithatë, pas kontrolleve të kryera,  Përgjika nuk është lokalizuar në Korçë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›