E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni në Sarandë/ “Isha i zënë me vrasjen, s’pata kohë”, ja çfarë deklaroi para AMP shefi i Komisariatit

Favorizimi i një grupi kriminal për ndërtimin e paligjshëm të objekteve përgjatë vijës bregdetare në Sarandë dhe Ksamil çoi në pranga drejtuesit e policisë ne komisariatin e Sarandës.

Shefi i Komisariatit i Sarandës, tashmë i arrestuar, Gëzim Bashllari, përpara hetuesve të AMP-së ka deklaruar se ka qenë i zënë këtë javë me vrasjen në Sarandë, ndaj nuk ka pasur kohë të merret me ndërtimet pa leje, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Sipas burimeve nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore mësohet se prona në të cilën po ndërtohej një lokal plazhi ne bregdet ne lagjen 1 ne Sarandë, ku disa ditë më parë ranë në pranga 8 persona, ka qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili u ekzekutua me tritoli në tetor të vitit 2025 brenda automjetit të tij, pas një konflikti për pronën e tij në bregdet.

Për të njëjtën ngjarje, me herët ishte tentuar vrasja me tritol  edhe e te birit Klaus Jacaj, , por ai mundi të shpëtonte. Ky i fundit në korrikun e vitit të kaluar u përfshi në plagosjen me armë zjarri të Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamit, pjesë e grupit të Ervis Lamit nga Kamza.

Prona e familjes Jacaj, ku po ngrihet në mënyrë të paligjshme një lokal plazhi, dyshohet se u mor nga Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lami dhe më pas u kalua në emër të pronares aktuale Arjola Bajo, e cila është shpallur në kërkim.

Operacioni i AMP për arrestimin e 8 personave nisi të hënën pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën dyshimin se ata kryen punime në një ndërtim pa leje, në lagjen numër 1 pranë bregdetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›