E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operatorët turistikë hungarezë vizitojnë Vlorën, forcim i bashkëpunimit të përvitshëm

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/  Një grup operatorësh turistikë nga Hungaria vizituan sot qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në qytetin bregdetar ata u pritën në takim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

“Si një nga stacionet më të rëndësishme të Shqipërisë, operatorët turistikë nga Hungaria, zgjodhën Vlorën, për të forcuar bashkëpunimin e përvitshëm dhe për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”, tha Dredha në një postim në rrjetet sociale.

Dredha u shpreh se “përmes njohjes së qytetit, kulturës, traditave, kulinarisë e gjithë ç’ofron qyteti, ndërveprimi mes dy vendeve ka për të qenë më i thjeshtë dhe padyshim, më i suksesshëm”.

Një grup prej 24 operatorësh turistikë dhe përfaqësues të Shoqatës Hungareze të Agjencive të Udhëtimit u pritën dje në takim nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela,  e cila u prezantoi të ftuarve Shqipërinë, një destinacion turistik emocionues dhe në rritje.

Vetëm në 2024 rreth 60 mijë shtetas hungarezë erdhën në Shqipëri.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›