E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Margaret Thatcher

Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher, e njohur si gruaja e hekurt eshte shtruar ne spital ku ka bere dhe nje nderhyrje kirurgjikale ne fshikzen e urines . Nderhyrja ka shkuar mire dhe 87 vjecarja eshte ne gjendje te mire shendetesore kane bere me dije mjeket .

Ajo u shtrua në një spital të Londrës, pasi vuante nga dhimbjet e barkut.

Miq dhe politikanë të lartë janë duke monitoruar situatën, për shkak të moshës së saj dhe shëndetit të dobët.

Thatcher ka vuajtur nga shëndet gjithnjë e më i dobët, përfshi edhe goditje të lehtë në tru, gjatë viteve të fundit. Ajo rrallë është parë në publik, pas problemeve me kujtesën e saj. Por, ajo vazhdon të mbetet e interesuar për politikat e konservatorëve, si dhe është vazhdimisht e pranishme në festat e organizuara nga Liam Fox, ish-sekretari i Mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›