E Diel, 1 Nëntor 2026

Opinioni i GjND-së analizohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Prishtine, 23 korrik 2010 NOA - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë dha dje opinionin e saj këshillëdhënës lidhur me kërkesën e Serbisë në formë padie nëse IPVQ-të kanë pasur të drejtë ta shpallin pavarësinë e Kosovës, e cila më pastaj u riformulua nga GjND-ja në A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e IPVQ-ve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?. Kjo pyetje iu parashtrua Gjykatës në dhjetor të vitit 2008.

Komiteti i VETËVENDOSJE!-s për Politikë dhe Çështje Juridike tha sot se opinioni i GJND-së mund të përmblidhet në tri pika kryesore:

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo pavarësi nuk e shkelë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.

Sa i përket pikës së parë, pothuajse të gjithë analistët, politikanët e zyrtarët, e kanë interpretuar atë si bazë të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Do të ishte mirë të ishte kështu, por kjo gjë fatkeqësisht nuk është e vërtetë.

Gjykata vetëm ka shpjeguar se nuk ka norma pozitive të së drejtës ndërkombëtare të cilat e sanksionojnë shpalljen e pavarësive apo ndalimin e tyre. Konstatimi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare, nuk e implikon përfundimin se kjo shpallje është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse e drejta ndërkombëtare në përgjithësi nuk i parasheh procedurat e ligjshme të krijimit të shteteve.

Gjithsesi që një qëndrim i tillë është pozitiv në kuptimin e konceptimit të shtetit si fakt real. Por politikanët e Kosovës e konceptojnë shtetin vetëm si shpallje, prandaj kjo e rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Pika e dytë po ashtu ka qenë e pritshme, meqë vetë pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës sipas rekomandimit të Ahtisaarit është shpallur duke iu referuar Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Kjo ndodhi pasi që sponsorizuesit e rekomandimit të Ahtisaarit (ShBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia etj.) dështuan që gjatë verës së vitit 2007 ta nxirrnin një rezolutë tjetër për Kosovën, për shkak të përdorimit të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit.

Kështu që, meqë nuk arritën ta ndryshojnë, atëherë e shpallën pavarësinë e mbikëqyrur përbrenda Rezolutës 1244, duke arsyetuar se vetë kjo shpallje nuk e shkelte R1244.

Ky opinion i GjND-së do ta rikonfigurojë deri në njëfarë mase qasjen e Serbisë ndaj Kosovës. Tash Serbia nuk do të përqendrohet aq shumë në përpjekjet për rihapjen e statusit të Kosovës, megjithëse nuk do ta njoh atë, por në ndarjen e brendshme të Kosovës, ashtu sikurse në Bosnje.

Kjo është arsyeja pse opinioni i GjND-së do të shfrytëzohet nga Serbia për konsolidimin e saj në veri dhe lindje të Kosovës si dhe në kërkesën e saj për negociata të reja, prej të cilave do të përpiqet fillimisht ta imponojë një status special për veriun si dhe ta krijojë një kanton autonom serb në lindje. Kosovës i kërcënohet ky rrezik real aq më tepër kur kemi në mendje udhëheqësit që e qeverisin Kosovën, të zhytur në korrupsion si dhe të shantazhueshëm nga qarqe të huaja, - thekson Komiteti i VETËVENDOSJE!-s për Politikë dhe Çështje Juridike.

a.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›