Opozita Ne tetor rinisim protestat

Lajmin e kane bere te ditur eksponente te rendesishem te saj ne perfundim te nje takimi qe kryetari i PS Edi Rama zhvilloi me aleatet.
Perfaqesuesit e opozites u shprehen te pakenaqur me qendrimin e mazhorances gjate ketyre muajve e cila sipas tyre nuk u shpreh e gatshme per dialog.
Do fillojme protestat masive. Dialogu ka nje kufi te caktuar. Mazhoranca ska deshire per dialog ka deklaruar kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela.
Ne te njejten linje u shpreh edhe kryetari i PDS Paskal Milo i cili theksoi se nuk ka me kuptim qe te vijoje dialogu i shurdheve.
Mazhoranca nuk po reflekton. Nese vazhdohet keshtu nuk ka kuptim te vijoje dialogu i shurdheve dhe ne do te rinisim protestat. Ato do fillojne brenda tetorit ne rrethe dhe do kulmojne ne Tirane ka pohuar Milo.