E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita drejt shpërbërjes

31-08-2011 / Gazeta 55

Një numër deputetësh socialistë tashmë kanë njoftuar se në shtator do shpallin platformën e tyre politike dhe do veprojnë sipas këtij dokumenti e jo sipas urdhrave të kryetarit që vazhdon të ketë frikë nga ballafaqimi politik. Opozitës po i afron shkërmoqja edhe për shkak se aleatët e Edi Ramës po kërkojnë aleanca të reja, për t’i shpëtuar koalicionit të humbjes, i cili po u shkatërron perspektivën politike


Opozita ka marrë rrugën e shpërbërjes. Fati i saj, duket se është parashkruar me fatin e kryetarit të saj. I papërgatitur për një drejtues “full time” të opozitës, Edi Rama, ka lëshuar jo vetëm veten, por edhe opozitën në duart e fatit të tipit “të dalë ku të dalë”. Që prej datës së zgjedhjeve vendore të 8 majit të këtij viti, opozita ka pushuar së funksionuari, duke vënë në diskutim edhe ekzistencën e saj. Pasi drejtuesit e saj, u rrekën e konsuamuan, për mundësinë e (mos)rizgjedhjes së Edi Ramës si kryetar i bashkisë së Tiranës, e kuptuan më në fund se ishte gjëja e fundit, që kjo rrekje e ky konsumim, ishte për trillet personale të kryetarit të partisë së tyre. Pas vulosjes së humbjes së bashkisë së Tiranës nga Edi Rama, të gjithë në PS (përjashto “zërat kundër”), kanë marrë pushimet. Ndërsa gjithë drejtuesit e deputetët e PS-së, nuk po guxojnë të artikulojnë e nuk po demonstrojnë shenja e vullnet për të bërë opozitë, kanë zgjedhur të heshtin. Të vetmit që flasin brenda radhëve të PS-së, janë disa “zëra kundër”. Por edhe këta, në deklarimet e tyre, merren më shumë me problemet e brendshme ët PS-së, e kryetarit ët tyre, se sa me platforma të mundshme opozitare. Gjithsesi, në këtë “tendencë”, për të folur dikush nga brenda PS-së, nuk mundtë mos kalojë pa u vënë re, se përpos se falsin vetëm disa “zëra kundër”, artikulimet e tyre, të tipit “secili për hesap të vetë”, nuk e fshehin mungesën e një qëndrimi të mundshëm opozitar, veçanërisht pas “realitetit të ri politik”, i cili nuk është asgjë më shumë se një humbje e radhës, politike e personale e Edi Ramës, në zgjedhjet e radhës. Në një situatë të tillë, post “realitetit të ri politik”, nuk ka se si, bie fjala, Arben Malaj të bëjë ndonjë gjë ndryshe, në turin e tij në bazë, veçse, t’i kujtojë anëtarësisë socialiste ato që ata i dinë, se si Edi Rama, ka shmangur strukturat e rinisë dhe të grave nga roli drejtues, udhëheqës dhe bashkëpunues brenda PS-së. Ndërsa kjo dukshëm bie në sy, për anëtarësinë socialiste, duket se nuk përbën ndonjë problem të madh, për deri sa, në mënyrën e tij të të drejtuarit të PS-së, Edi Rama, ka shmangur edhe Arben Malajn si “strukturë”, po të kihet parasysh, shmangien dhe injorimin që ai i ka bërë gjithë kryesisë së PS-ës, sikurse ka shmangur dhe injoruar, të paktën dy vitet e fundit edhe detyrimin për të kontribuuar në reformat e shumta, që presin ti hapin dyert Shqipërisë për në strukturat europiane. Në një situatë të tillë, post “realitetit të ri politik”, nuk ka se si, bie fjala, as Andis Harasani të mos paralajmërojë daljen e një grupi të ri “franskionistësh” brenda PS-së, së shpejti me një “platformë” të re..., për drejtimin e PS-së. Ndërsa edhe ky konsumim, në këtë drejtim i Andis Harasanit, ka të bëjë dhe lidhet me të ardhmen e PS-së, e gjithë kjo vetëm lidhje me opozitën dhe opozitarizmin nuk ka asnjë lidhje. Sepse..., sepse..., ndërsa fakti nëse Edi Rama do të duhet të drejtojë apo jo PS-në, pas humbjeve të njëpasnjëshme të garave elektorale, është problem i kësaj partie, problemet e opozitës janë shumë më shumë, jo vetëm në raport me qeverinë, por edhe në raport me detyrimet e saj, për tu bërë pjesë e reformave integruese të vendit. Në një situatë të tillë, post “realitetit të ri politik”, nuk ka se si, bie fjala, as Kastriot Islami, me të drejtën për t’ju kundërvënë keqdrejtimit të PS-së, të mos paralajmërojë (para zgjedhjeve) humbjen e PS-së dhe të Edi Ramës dhe (pas zgjedhjeve) të analizojë shkaqet e kësaj humbje. Por gjithsesi edhe ky “zë kundër”, nuk e kapërcen oborrin e PS-së në pretendimet e tij, kur interesat jashtë këtij oborri, janë shumë më të mëdha. Për pasojë, edhe presioni brenda oborrit të PS-së, duhet të jetë më i madh, që jashtë këtij oborri, pjesa tjetër e popullsisë shqiptare, të ndjejë e të shijojë, të mirat e pritshme nga angazhimi i PS-së në përmbushjen e detyrimeve dhe kushteve të vëna përballë marrjes së statusit si vend kandidat për në BE... Ndërsa këta “zëra kundër”, apo edhe të tjerë brenda radhëve të PS-së, gjithsesi kanë zgjedhur të flasin, për probleme që ata i gjykojnë se janë më shqetësuese, i vetmi që nuk po pranon, jo vetëm të falsë, por as të bëjë detyrën e opozitarit, është Edi Rama. Duke, mos ngurruar të ripërsërisim paaftësinë e tij për të prodhuar opozitarizëm, nuk mund të mos marrim në konsideratë, pse jo të besojmë, paralajmërimin e Paskal Milos, se Edi Rama është në pritje të një mrekullie, që me sa duket e sheh, te pjesa e djathtë e politikës, te një parti presidenciale me ngjyra kuq e zi, që po duket në horizont...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›