Opozita injoron SHBA-ne per Gjykaten Administrative

Debate te ashpra socialistet bojkotojne seancen. Patozi Opozita kunder partnereve strategjike.
Opozita ka dale kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke mos votuar ligjin per Gjykaten Administrative. Pas debateve te forta ne seance plenare ligjvenesit socialiste kane bojkotuar seancen plenare duke vene ne zbatim paralajmerimin e SHBA-ve per te nderprere ndihmen e programuar per sistemin gjyqesor. Vendimi i tyre erdhi pas debateve te forta me ligjvenesit demokrate lidhur me hetimin e zgjedhjeve. Kreu i ligjvenesve socialiste Gramoz Ruci shprehu angazhimin e opozites per te votuar cdo projektligj nese miratohet projektvendimi per transparencen e zgjedhjeve. Por per mazhorancen vota e opozites nuk mund te kushtezohet ne kete menyre. Kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi deklaroi se PD eshte e gatshme te shqyrtoje cdo kerkese te socialisteve dhe te ashtuquajturen pakete por gjithcka kur eshte ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten.
Replikat Patozi - Ruci
Kreu i deputeteve demokrate e quajti alibi kerkesen e socialisteve per te miratuar fillimisht projektvendimin per komisionin hetimor dhe me pas Gjykaten Administrative. Sipas tij PS thjesht po kerkon nje dere per te dale nga ngerci ku eshte futur. Ju kerkoni te beni sot opozite e keni me ne opoziten apo e keni me biznesmenet qe askush nuk mund ti ndaje ne te kuq dhe blu. E keni me ne apo e keni me gjyqtaret te cilet edhe ata jane dakord qe ky ligj eshte i domosdoshem - tha ai. Patozi theksoi se opozita po vihet kunder SHBA-ve. Opozita sot eshte kunder partnereve tane strategjike sepse kjo eshte menyra me e keqe per tu shprehur atyre mirenjohjen per ate ndihme bujare qe kane dhene gjate ketyre viteve ne funksion te persosjes se sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Ky ligj eshte ne funksion te persosjes dhe permiresimit te klimes se biznesit ne Shqiperi dhe kjo eshte menyra me e keqe per tu treguar atyre mosmirenjohjen. Ndaj une do tju ftoja kolege socialiste qe te rishikonit vendimin tuaj sepse eshte e pafalshme qe partneret tane si aleatet tane me te medhenj te trokasin ne dyert tona per nje ligj qe na duhet te gjitheve zgjedhesve tuaj dhe biznesmeneve tuaj - tha ai. Patozi shtoi se PD eshte e hapur per cdo negocim. Ne jemi dakord qe te gjitha pretendimet tuaja per zgjedhjet e shkuara dhe per te ashtuquajturen pakete ta shqyrtojme me shume vemendje dhe me shume respekt duke ju thene paraprakisht se do miratojme cdo gje qe shkon ne fryme dhe ne germe me rezoluten e Parlamentit Evropian dhe me ligjet e vendit. Ne jemi te gatshem te diskutojme edhe ceshtje te tjera me opoziten por ne asnje menyre ju nuk mund ta kushtezoni voten tuaj me kete ligj i cili eshte nje ligj pa ngjyre - tha ai. Por sipas kreut te deputeteve socialiste Gramoz Ruci PD nga e akuzuar kthehet ne akuzuese. Sipas tij nuk eshte PS fajtorja per mosmiratimin e ligjit i cili ka qene qe ne legjislacionin e kaluar. Na akuzoni se ishim te vonuar se ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte. Ne prag te shtepise ne prag te fushates elektorale u vra deputeti Fatmir Xhindi qe sot e kesaj dite ju ne pushtet heshtni beni shurdhin memecin qorrin e perse - tha Ruci. Por Patozi iu kunderpergjigj me lsquojo kesaj kerkese. Ju na thate nderroni filozofi dhe ne nuk kemi ndermend ta ndryshojme se 20 nuk eshte filozofia jone - tha ai. Pas kesaj deklarate PS braktisi sallen duke bojkotuar votimin e Gjykates Administrative edhe pse ultimatumi i SHBA-ve ishte per ta votuar brenda 30 shtatorit. Seanca plenare vijoi punimet me shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit Per ratifikimin e marreveshjes RACVIAC ndash Qendra per Bashkepunimin per Sigurine projektligjit Per disa shtesa ne ligjin nr. 9290 date 7.10.2004 Per produktet e ndertimit te ndryshuar projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8952 date 10.10.2002 Per dokumentin e identitetit te shtetasve shqiptare te ndryshuar projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9669 date 18.12.2006 Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare te ndryshuar.
Bllokimi i Gjykates Administrative Spahiu Paralizohet drejtesia
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu kritikon vendimin e opozites per te mos votuar Gjykaten Administrative. Sipas tij mosmiratimi i kesaj gjykate fut ne paralize te pjesshme gjithe reformen ne sistemin e drejtesise e cila perfshin gjithsej 15 projektligje qe kerkojne shumice te cilesuar pra 84 vota. Reforma ne drejtesi do te paralizohet pasi edhe ligje te tjera te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar sic eshte pr/ligji per Konferencen Gjyqesore pr/ligji per KLD pr/ligji per administraten gjyqesore per zyren e administrimit te buxhetit gjyqesor per Kodin Penal per Kodin e Procedures Penale e keshtu me radhe do te jene te pamundur te kalohen ne Kuvend duke krijuar ne paralize parciale ne funksionimin e reformes te pushtetit gjyqesor - tha Spahiu. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise e konsideron te demshme per biznesin dhe administraten mosvotimin e draftit per Gjykaten Administrative. I ndodhur ne zyrat e Kuvendit qe para zgjedhjeve drafti i asistuar nga USAID-i sipas Spahiut ka marre OK e KLD-se. Te gjitha sugjerimet verejtjet rekomandimet e bera nga KLD-ja dhe nga eksperte te tjere jane reflektuar ne draftin final. Kane qene debate dhe seanca shume te gjata diskutimi dhe pothuajse te gjitha rekomandimet jane perfshire ne projekt - tha Spahiu.