E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ndez flakadanë, miratohet propozimi i PS: Ndërpriten diskutimet, Kuvendi kalon në proces votimi

Me tensione ka vijuar edhe seanca e kësaj të enjte në Kuvend.

Pas dy ndërprerjeve për të vijuar një seancë normale, opozita ka ndezur flakadanë, duke penguar kështu vijimin e punimeve.

Pas situatës së krijuar, ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ai i cili ka propozuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim.

Ky propozim u hodh në votim, dhe u miratua me votat e socialistëve.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi kaloi direk në proces votimi, duke ndërprerë diskutimet në seancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›