E Enjte, 5 Nëntor 2026

Opozita protestë në disa akse kryesore/ Lezhë, policia devijon trafikun, ja si do vijojë qarkullimi i mjeteve

Prej orës 17:00, opozita ka nisur protestën, duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend.

Për të shmangur trafikun, Policia Rrugore e Lezhës ka devijuar trafikun tek kryqëzimi i Shënkollit dhe vijoi lëvizjen e mjeteve drejt aksit të vjetër Milot-Mamurras.

Kjo ka bërë që mjetet të mos qëndrojnë të bllokuara.

Vetëm mjetet e tonazhit të rëndë janë ndaluar pranë kryqëzimit të Shënkollit deri në hapjen e rrugës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›