Opozita siriane Vezhguesit te padobishem

Udhëheqësi i grupit kryesor opozitar në Siri shtoi presionin mbi Ligën Arabe, duke kërkuar që ata të bëjnë menjëherë një ndryshim ose të largohen nga vendi.
Burhan Ghalioun u shpreh për “BBC” se vendet perëndimore duhet të krijojnë një “zonë të sigurt” brenda Sirisë dhe të imponojnë një ndalim-fluturimi në vendin arab.
Prej një jave, 100 vëzhgues të Ligës Arabe ndodhen në Siri dhe në bazë të planit, ata do të inspektojnë zona dhe krahina të ndryshme të vendit.
Megjithatë, lideri i Këshillit Kombëtar Sirian është i shqetësuar për faktin që prezenca e monitoruesve nuk ka sjellë asnjë qetësim SiriaSiri, opozita sfidon vëzhguesit arabë Siria, akuza Shteteve të Bashkuara Siri, LA: Snajperat, kërcënimi më i madh të situatës, ndërsa ata ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim të fortë ndaj Damaskut zyrtar.
“Pranuam planin e Ligës Arabe për të dërguar vëzhgues në Siri vetëm sepse dëshironim të ekspozonim regjimin përpara opinionit ndërkombëtar. Nuk kemi menduar asnjëherë se monitoruesit do të ndalonin vrasjet. Megjithatë, nëse ata janë vetëm një zë i pafuqishëm përballë asaj që ndodh, mund të largohen nga Siria që tani”, u shpreh Ghalioun.
Sipas aktivistëve, të paktën 24 persona u vranë në vend gjatë së enjtes, ndërsa numri i viktimave në revoltat e nisura që në mars po prek cakun e 6 mijë personave. Më shumë se 600 janë viktima të shkaktuara nga torturat dhe ekzekutimet e kryera në burgje.
Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave është i vështirë të përcaktohet, pasi mediat ndërkombëtare nuk kanë asnjë akses në vend.