E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita socialiste perkujton levizjen demokratike te 1990

Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj dikur demokrat u shpreh se te gjithe shqiptaret e perkujtojne kete dite me respekt te madh dhe nderim ndaj te gjithe atyre qe guxuan per te bere ndryshimet historike per vendin tone.

Ne perkulemi me mirenjohje te madhe para guximit mencurise dhe vendosmerise se tyre per tu perballur me diktaturen e fundit te asaj kohe ne Evrope. Ne perkulemi para kujtimit te pavdekshem te liderit te Levizjes Studentore Azem Hajdari. Ate mbremje te nesermen dhe ne ditet ne vijim studentet treguan se ishin perpara te gjitheve dhe shkuan me larg se te gjithe me vendosmerine e tyre per te fituar pluralizmin e vertete politik qe nuk do te ishte as dhurate dhe as nje fabrikim artificial i regjimit per te kaluar lumin tha Zogaj.

Ai shtoi se ishin studentet ata qe e kthyen Shqiperine me fytyre nga Evropa dhe e vendosen Shqiperine ne binaret e demokracise perendimore. Opozita e Bashkuar deshiron te nenvizoje se e konsideron levizjen e dhjetorit vlere kombetare. Opozita e Bashkuar e mbron dhe do ta mbroje kete vlere. Ajo do te beje me shume neser ne pushtet per nje njohje me te gjere te kesaj Levizjeje per nderimin dhe perjetesimin e protagonisteve te saj. Opozita e Bashkuar gjen rastin te zotohet dhe te premtoje sot nje demokraci funksinale qe mbeshtetet ne nje pluralizem te vertete si ai qe kerkuan studentet e dhjetorit 1990 dhe jo ne pluralizmin e kerkuar e te simuluar qe ka prodhuar gjithe keto vite lufte te keqe dhe paqe te keqe politike qe mbeshtetet ne zgjedhjet e lira e te ndershme si themel i demokracise vijoi Zogaj. /Saimir Lleshi/

2010-12-08 1359

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›