Opozitare te Sirise nxjerrin mesime nga Kosova

Publicisti e veprimtari i njohur Veton Surroi tha sot ne Prishtine se ne Siri nuk mund te kete nje zgjidhje te sigurise ushtarake pa pasur nje zgjidhje politike. Ai i beri keto komente gjate punimeve te konferences Siria dhe leksionet nga Kosova te organizuar nga Klubi per Politike te Jashtme qe drejtohet prej tij ne te cilen moren pjese veprimtare politike te opozites siriane te cilet po qendrojne ne Kosove.
Disidenti sirian Ammar Abdulhamid i cili qe nga viti 2005 jeton ne Shtetet e Bashkuara tha se menyra se si Kosova ka dale nga makthi per tu per shtet mund te jete frymezuese per disidentet siriane.
Kryengritja tashme 13 muajshe ne Siri ka lene pas vetes mbi nente mije te vdekur. Veprimtaret siriane qe po qendrojne ne Kosove u shprehen te pakenaqur me bashkesine nderkombetare qe sipas tyre nuk eshte mjaft e vendosur per te ndihmuar zgjidhjen e problemeve ne Siri.
Drejtuesi i Klubit per Politike te Jashtme Veton Surroi tha se ne Siri nuk mund te kete nje zgjidhje te sigurise ushtarake pa pasur nje zgjidhje politike. Ai tha se Kosova nuk eshte e fuqishme as ushtarakisht dhe as politikisht per ta ndihmuar Sirine por eshte perkrahese e madhe morale e nderrimeve demokratike atje dhe mund te sherbeje per te nxjerre mesime jo vetem nga opozita siriane por edhe komuniteti nderkombetare.
Gjate debateve eshte thene se nga Kosova mund te nxirren mesimet se si te tejkalohen dallimet ndermjet opozites siriane qe duken te ngjashme me dallimet qe ekzistonin ne fund te viteve te 90-ta ndermjet levizjes paqesore dhe kryengritesve te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Udheheqesi i delegacioni sirian Amar Abduhamid demokracise tha gajte qendrimit ne Prishtine se nese opozita do te qeverise me Sirine shume shpejt do ta njohe pavaresine e Kosoves.