E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozite- Qeveri debat per financat

Maxhoranca dhe opozita kane vijuar ne distance debatin mbi gjendjen ekonomike ne vend. Deputeti socialist Ilir Beqja akuzoi qeverine se po e zhyt perdite e me shume vendin ne krize. Kete e vertetojne 1 milion te papunet por edhe te dhenat e Drejtorise se Tatimeve tha Beqja. Sipas tij te ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kane rene 12 perqind krahasuar me nje vit me pare. Nga ana tjeter Ministria e Financave tha se plani i te ardhurave eshte tejkaluar dhe jane mbledhur 6 perqind me shume se nje vit me pare. Sipas zedheneses Eva Simoni i vetmi ze me mosrealizim jane te ardhurat nga pushteti lokal ku peshen kryesore e ka Bashkia e Tiranes.

Tani qe kemi hyre ne muajt e fundit te vitit duket plotesisht qarte se administrimi skandaloz fiskal i kesaj qeverie po e con vendin ne humnere. Edhe gjate kesaj vere pavaresisht genjeshtrave te kryeministrit per turizmin deficiti ne te hyrat e buxhetit te shtetit eshte rritur ndjeshem. As ulja e planit te muajit korrik nuk e shpetoi dot qeverine mungojne plot 10 mln dollare. Shprehja qe degjojme cdo dite nga shqiptaret eshte Kur nuk ka leke nuk ka. Eumlshte plotesisht e vertete nuk ka as pune nuk ka as leke. Kete e verteton jo vetem shifrat e papunesise plot 1 mln te papunet po dhe te dhenat e drejtorise se tatimeve deklaroi Ilir Beqja deputet i PS.

Ministria e Finances pergenjeshtron si te paverteta dhe demagogji politike te rradhes deklaraten e fundit te deputetit socialist zotit Ilir Beqja per gjendjen ekonomike te vendit dhe financat publike. Sikurse kemi bere te njohur publikisht te ardhurat e buxhetit qendror per periudhen tete mujore jane tejkaluar dhe jane 6 per qind me te larta krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. I vetmi ze qe rezulton me mos realizim te te ardhurave dhe madje edhe nen faktin e tete mujorit 2009 jane te ardhurat e pushtetit vendor dhe te bashkise se kryetarit te zotit Beqja te cilat kane nje deficit prej 10 mln dollare sic deklaron ai dhe qe demtojne sherbimet qe bashkite duhet ti ofrojne qytetareve te tyre tha Eva Simoni zedhenese e MF.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›