E Diel, 1 Nëntor 2026

Orban pranon humbjen: Do t’i shërbejmë kombit nga opozita! Nuk do të dorëzohemi

Viktor Orbán ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë të shërbejë vendit nga opozita.

“Nuk do të dorëzohemi; do t’i shërbejmë kombit nga opozita,” u shpreh Viktor Orbán, në reagimin e tij të parë pas rezultatit zgjedhor.

Ai theksoi se fokusi i tij dhe i mbështetësve të Fidesz do të jetë forcimi i komunitetit dhe riorganizimi politik pas humbjes.

“Puna jonë është e qartë: të forcojmë komunitetin tonë,” shtoi ai, duke sinjalizuar një rol aktiv të opozitës në skenën politike hungareze.

Deklarata e Orbán vjen pas një rezultati historik që i dha fitoren opozitës, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë në pushtet për liderin konservator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›