Oregon te pakten 2 te vdekur nga te shtenat

Një person është dëmtuar rëndë në qendrën tregtare Clackamas dhe është dërguar në spital, ka bërë të ditur lejtnanti, James Rhodes, i policisë së Clackamas.
Hyrjet në qendrën tregtare janë bllokuar, teksa policia bëri të ditur se i dyshuari ishte “neutralizuar”, përpara se të konfirmonte vdekjen e tij.
Shumë policë dhe ekipet mjekësore të Urgjencës kanë mbetur në vendin e ngjarjes, teksa kërkimet vazhdojnë, tha Rhodes.
Të shtënat nisën rreth 15:30 (00:30) në Clackamas, një fshat periferik në jug të Portland-it, në mes të sezonit të shitjeve për Krishtlindje.
Dëshmitarë thanë se personi i armatosur hapi zjarr disa herë, teksa gjendej në katin e dytë të qendrës tregtare, pranë tendave ushqimore të supermarketit Macy.
Policia ka gjetur një armë, por bëri të ditur se është ende në kërkim të ndonjë prove tjetër në ambjentet e qendrës tregtare, ashtu sikurse edhe ndonjë person, i cili mund të jetë mbyllur brenda ndonjë dyqani gjatë alarmit.
“Kemi dijeni për disa grupe punonjësish, që janë mbyllur nëpër dhoma e tualete”, tha Rhodes. “Në momentin e duhur dhe me shumë kujdes, po mundohemi të adresojmë secilin prej këtyre grupeve”.
Taylor Gibson, një punonjëse e Build-a-Bear, tha se kur dëgjoi të shtënat e para, ajo dhe shumë klientë të tjerë vrapuan në dhomat e pasme dhe dyqanet, dyert e të cilave u mbyllën shumë shpejt.
“Dyert mbylleshin brenda 30 apo 45 sekondave”, tha ajo. “Kisha frikë se mos ai person ecte nëpër korridore drejt meje dhe më qëllonte”.