E Hënë, 2 Nëntor 2026

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 48 vjeçri në Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. T., 48 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin që ai administron, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sipas policisë, hapësira përdorej për zhvillimin e lojës “poker”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›