Orges Shehi nuk del në stërvitje me Ballkanin, zyrtarizimi i largimit është çështje orësh

Orges Shehi larg Ballkanit, zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit pritet të bëhet në orët në vazhdim. Siç bëhet e ditur, trajneri durrsak nuk ka dalë në stërvitjen e sotme për të drejtuar skuadrën nga Suhareka. Është në bisedime me drejtuesit e klubit për detajet e fundit të ndarjes, zyrtarizimi i divorcit është çështje orësh.
Arsyet e kësaj ndarje janë kryesisht financiare, por dhe merkato e bllokuar. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Shehi të rikthehet në Superiore. Prania e tij në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit ka krijuar jo pak hamendësime, por një pistë është edhe Tirana.