E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikumi Basha Mos tentoni trazira. PS Te terhiqet policia

Minisrti i Brendshem Lulzim Basha akuzoi opoziten per provokimin e tensioneve sociale ne vend dhe per flirtim me kontegjentet e krimit. Skenaret talibane per te nxitur tensionin social do te kene 1 dhe vetem 1 pergjigje dhe do te jete mbrojtje e ligjit me te gjithe forcat dhe menyrat. Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale askush nuk mund te godase institucionet. Hiqeni nga mendja dhe po ju them prape sot para shqiptareve nga rekrutimi i kontigjentit kriminal. Informacionet i kemi te plota nuk i kemi perdorur ato pamje te militanteve tuaj po te jeni te sigurte qe falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne vend dhe do ti godasim dhe do ti shpartallojme. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune dhe tensioni kete vend anetar te NATO-s. Harrojeni se skenaret e zinj te kryetarit tuaj mund tia impononi shqiptareve tha Basha.

Akuzat ministri i beri ne Parlament ndersa deputet te opozites kerkuan sqarime per ngjarjet ne Orikum. Qe ne Orikum pronaret e ligjshem qytetaret te asaj zone po masakrohen nga forcat speciale vetem se kerkojne te drejten e tyre te ligjshme. Te terhiqni menjehere forcat speciale u shpreh Saimir Tahiri deputet i PS. Kjo salle nuk mund te perdoret talibanisht me urdher te kryetalibanit dhe nga zarat talibane per ti bere presion shtetit ligjor dhe policise se shtetit. Ndersa policia lufton krimin anetaret e opozites luftojne policine duke perfshire dhe parafolesin te cilin e kane pare te inicioje protesten e Unazes se Re me pretekstin se i digjet barku per banoret tha Basha. Ministri Lulzim Basha tha se qytetaret e Orikumit kane te gjitha mundesite per te zgjidhur problemet e tyre ne rruge ligjore.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›