Orikumi: Perspektiva e nje zone te shumevizituar
Qyteza e Orikumit edhe gjate ketij sezoni ka mbetur nje nga me te frekuentuarat nga pushues te ndryshem. Prenotimet per shtepite e plazheve, apo edhe hotele te shumta, qe jane pergjate gjithe kesaj vije bregdetare, kane nisur qe heret.
Familjare apo grupe te medha shoqerish e kane mbushur plazhin e Orikumit, me shume se nje vit me pare. Nderkohe qe, me gjithe investimet e bera nga ana e bashkise se ketij qyteti, problemet vijojne ne kete zone, pastertia, cmimet dhe sherbimi jane pikat, ku i referohen turistet e shumte, te cilet zgjedhin kete vend per te kaluar pushimet e tyre. Banoret e zones se Orikumit thone se kete vit duhet te punohet me shume nga ana e bashkise, per pastertine ne plazhe. Sipas tyre, shume hotele apo shtepi pushimi, nuk jane ende gati te presin turiste, nese i referohesh situates qe paraqitet ne ambiente te ndryshme ne plazhe. Mbeturina urbane, mungese infrastrukture etj., jane ceshtjet qe ngrene vizitoret ne Orikum. Gjithashtu, ketij fakti jo pak shqetesues i shtohet edhe nje tjeter, ai i gjendjes ekonomike qe duhet te kete pushuesi qe viziton kete plazh. Cmimet, sipas pushuesve, por edhe banoreve te Orikumit, edhe kete vit jane rritur me shume se nje vit me pare. Ata shprehen se duhet nje ndergjegjesim nga ana e operatoreve turistike, te cilet duhet te kene parasysh nivelin e larte te cmimeve qe po perdorin kete vit, ndersa sherbimi vijon te lere per te deshiruar. Gjithsesi, ne total, qyteza e vogel e Orikumit vijon te mbetet me e preferuara per pushuesit qe zgjedhin te pushojne ne bregdetin e Vlores. Ajo ka nje qetesi qe nuk e ofrojne plazhet e tjera pergjate bregdetit te Vlores. Ndersa duhet te punohet me shume me pastertine ne kete zone, detyre kjo e bashkise, ndersa operatoret turistike, duhet te justifikojne cmimet me sherbimin, elemente keto qe nuk jane ne perpjesetim te drejte me njeri-tjetrin.
Nara Begaj, Tirane
"Papastertia ende eshte problem"
Zonen e Orikumit nuk e zevendeson me asnje plazh tjeter, por kerkon me shume pasterti, pushuesja nga Tirana. "Une kam ardhur si cdo vit ketu ne Orikum. Krahasuar me vjet, me duket me mire qyteza. Edhe plazhi eshte i qete. Aty ku jam une, edhe cmimi edhe sherbimi jane mire. Une ndihem e kenaqur. Me pelqen te kaloj plazhin ketu eshte nje nga zonat me te bukura qe ka rrethi i Vlores. Por, pavaresisht kesaj, me duhet te theksoj se papastertia vijon te jete pak problem. Le te shpresojme se edhe me ndergjegjesimin e qytetareve, ndoshta gjendja do te vije drejt permiresimit, qe te mos hedhin plehrat me vend e pavend".
Xhelal Habili, Berati
"Cmimet jane te kripura, por ja vlen"
Investimi per infrastrukturen e nje zone, eshte me e rendesishme se cmimet e lokaleve te ndryshme per Xhelalin. "Me pelqen Orikumi. Eshte i qete. Cmimet jane pak te kripura, po tani, kali i kuq e ka nje huq, thote populli. Edhe ne, per sa kohe duam te gjitha te mirat duhet edhe te shpenzojme pak. Nuk mund te jete ndryshe, investimi i madh qe mund te jete bere nga pronari i nje hoteli, ka kostot e veta. Per ne, nuk kane rendesi cmimet, sa rregullimi i ndonje rruge, apo heqja e mbeturinave. Pastaj eshte per te ardhur keq qe edhe kjo zone turistike, ku pretendohet se vizitohet vetem nga njerez qe vijne per pushime, te demtohet nga plehrat".
Agim Baja, Tirane
"Rojet bregdetare, te domosdoshme"
Sipas Agimit, fakti me shqetesues per gjendjen e plazheve ne vendin tone eshte mungesa e rojeve bregdetare. "Me pelqen te vizitoj Orikumin. Ajo qe duhet te behet dhe qe mungon ne kete zone, eshte rregullat qe duhet te zbatojne pushuesit ne plazh. Per te eliminuar keshtu ngjarjet e njepasnjeshme qe po ndodhin, duke u mbytur ne det persona te ndryshem. Eshte thene se do behej ndarja e kufijve ne det dhe vendosja e rojes bregdetare, por nuk eshte bere gje as sivjet. Ajo qe duhet te behet eshte e domosdoshme kjo ndarje, pasi qytetaret duhet te dine se deri ku lejohen femijet, deri ku te rriturit e ku eshte zona e rrezikshme. Te tjerat rregullohen. Mjafton dhe me pak kujdes nga qytetaret".
Minushe Shehaj, Orikum
"Tregtaret abuzojne me cmimet gjate veres"
Nje prej banoreve te zones turistike te Orikumit, i pelqen shume vendi ku jeton, por trembet paksa kur vjen sezoni i veres, per shkak te cmimeve te larta. "Ate qe une do doja te theksoja ne lidhje me problemet ne plazhe, do te thosha se jane cmimet e larta. Ne sezonin e veres, ato behen shume te larta, abuzohet me faktin se familjaret i kane te domosdoshme pushime. Dhe shpesh tregtaret harrojne se, pervec turisteve e plazhisteve, ne qytet ka edhe banore, te cilet penalizohen nga keto rritje te cmimeve. Orikumi eshte i bukur shume, por keta tregtaret s'duhet te rrisin cmimet ketu pa motivuar, duhet te mendojne pak para se te vene cmimet. Une si familjare ne sezonin e veres jam e detyruar te eliminoj ca ushqime nga shporta".
Stefania, pushuese nga Gjermania
"Do me pelqente te kishte me shume levizje naten"
Turistet e huaj mbeten te mahnitur kur shikojne bukurite e plazheve shqiptare, por nuk harrojne te theksojne se pastertia le per te deshiruar ne keto vende kaq te bukura. "Une kam ardhur me bashkeshortin tim, pasi disa nga miqte tane na e lavderuan shume kete zone per pushime. Kemi nje jave ne Orikum, e me pelqen. Eshte e qete. Cmimet me duken normale per xhepin tim, nderkohe qe une dhe bashkeshorti im, gjithnje, kur jemi nisur per pushime, nuk kemi menduar per shpenzimet. Ne lidhje me pushuesit shqiptare, s'e di si i gjykojne pushimet. Me pelqen qetesia ketu. Do me pelqente te kishte pak me shume pasterti dhe me shume levizje gjate nates.
Klajdi Sinaj, Tirane
"Ne Orikum, vuan pak per jete nate"
Ka ardhur te kaloje pushimet me shoqerine, ndaj, pasi gjate paradites i gezohet plazhit te Orikumit, darka e gjen dikur tjeter, te riun nga Tirana. "Po, me pelqen Orikumi, edhe pse plazhin bej ketu, se naten e kaloj ne qytet, ose ne Dhermi, ku mendoj se jeta e pabeve aty eshte e mrekullueshme. Ketu eshte qetesi, ndaj nuk me pelqen te qendroj edhe gjate nates. Megjithate, mendoj se ka shume njerez qe e kerkojne vete qe netet e pushimeve te jene te qeta. Per mua, Orikumi vuan pak per jeten e nates, duhet te jete me e gjalle, ndersa plazhi eshte super. Une kam ardhur me shoqerine e me pelqen plazhi ne kete zone, ka vende te bukura. Gjithnje them me shoket qe ketu ja vlen te investosh, i kam zili ata qe kane pasur pronat ketu, dhe kane ndertuar hotele kaq luksoze. Eshte bukur, shume bukur".
Adelina Devolli, Berat
"Orikumi ka nje ajer shume te paster"
Ka ardhur me familjen e djalit, por mendoj se jane pushime qe te heqin cdo stres.
"Une kam ardhur per te kaluar tri dite ketu. Djali im me familjen e tij vjen cdo vere ketu, kete radhe me moren dhe mua, dhe vertet e ndjej qe ky plazh te heq cdo stres. Eshte bukur e me pelqen deti ketu. Pastaj, une mendoj edhe per niperit qe te kene mundesi te shijojne detin dhe ajrin e mire qe ka kjo zone. Eshte shume e qete. Jane pak cmimet e kripura, por te tjerat mire jane. Ah, duhet edhe me shume pasterti. Por, jane edhe njerezit qe nuk dine te mbajne pastertine e hedhin gjerat per toke. Po edhe bashkia duhet te punoje qe ta mbaje plazhin e paster. Une cdo dite e mendoj, qe kur kam ardhur nuk kam pare as edhe nje punonjes te bashkise te kujdeset per mirembajtjen e reres.
Xhemili, Fier
"Bashkia duhet te kujdeset per plehrat"
Nuk i pelqen ta braktise si plazh, qe kur e pare per here te pare, por i vjen shume keq qe askush nuk kujdeset per plehrat qe i sheh kudo. "Plazhi ketu eshte i qete, eshte viti i trete qe une kaloj pushimet me familjen ketu. Ajo qe te bie ne sy eshte papastertia. Bashkia duhet te punoje qe te mbaje zonen e paster, ndersa mund edhe te kerkoje takse nga plazhistet e ta pastroje plazhin. Eshte per te ardhur keq qe te lihet ne kete gjendje, pa asnje investim per mirembajtje. Ka shume papasterti ne kete zone. Une e kam te tretin vit qe kaloj ketu. Uji eshte i mire dhe drita ka gjate gjithe dites. Ajo qe te vret syrin ne kete bukuri qe na ka fal natyra, jane plehrat qe ndodhen kudo. Eshte detyre e bashkise te punoje per pastertine e plazheve".