E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Orkestra Simfonike e FA, koncert në Vlorë

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura mbajti një koncert në Vlorë.

Nën drejtimin e dirigjentit francez Jean Michel Ferran, Orkestra Simfonike e FA prezantoi një program festiv me kryevepra të repertorit ndërkombëtar.

Përmes muzikës, u përcollën mesazhe të kulturës, bashkëjetesës dhe vlerësimit të traditës muzikore. Ky aktivitet kishte për qëllim të sillte gëzim dhe frymëzim për publikun gjatë festave.

Ndalesa në Vlorë është pjesë e një turi të gjerë të orkestrës, e cila gjatë vitit 2024 ka performuar edhe në trevat shqipfolëse dhe në diasporë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Në vitin 2025, Orkestra Simfonike e FA do të vazhdojë promovimin e vlerave kulturore dhe artistike në shumë qytete të Shqipërisë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›