E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra Simfonike e RTSH, sjell një mbrëmje koncertore me kryevepra botërore klasike

Një mbrëmje e veçantë koncertore pritet të mbledhë dashamirësit e muzikës klasike, nën interpretimin e Orkestra Simfonike e RTSH-së, e cila sjell në skenë disa nga kryeveprat më të njohura të repertorit botëror.

Nën dirigjimin e Carl Philipp Fromherz dhe me interpretimin e tenorit Valon Imeri, publiku do të udhëtojë përmes emocioneve të muzikës së Robert Schumann, Ëolfgang Amadeus Mozart, Gaetano Donizetti, Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini.

Për tenorin Valon Imeri është hera e parë që interpreton me Orkestrën Simfonike të RTSH dhe nuk i fsheh emocionet.

“Kur kam marrë lajmin që do të performojë më orkestrën e RTSH kam pasur emocione shumë të mëdha dhe është vërtet një privilegj dhe kënaqësi. Do të performoj Schumann dhe disa arie”, u shpreh Imeri.

Koncerti do të mbahet më 22 maj, në e Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në orën 19:00 duke premtuar një mbrëmje plot emocione dhe elegancë artistike për publikun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›