E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra e RTSH-së, “dhuratë” për 14 shkurt, koncerti “Libertango Love Story” solli elegancë dhe finesë artistike

Në një ditë si kjo e 14 shkurtit nuk mund të mungonte muzika.

Artistë të Orkestrës së RTSH zgjodhën të urojnë të dashuruarit me një buqëte tingujsh romantikë të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla.

Koncerti “Libertango Love Story”, që u mbajt në ambientet e Liceut Artistik. Një atmosferë e ngrohtë veshur me pasion, emocionoi publikun e pranishëm.

Nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja, orkestra interpretoi veprat më të njohura të Piazzollës, duke përcjellë ritmin e zjarrtë dhe emocionin e thellë të tangos moderne.

Në skenë spikati Dejon Bendaj solo në violinë, ndërsa në fizarmonikë interpretoi Eran Kurani.

Elegancë dhe finesë artistike sollën edhe çiftet e balerinëve në  tango, duke i dhënë këtij koncertit një dimension të plotë artistik. Ky aktivitet që u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku artdashës e ktheu 14 shkurtin në një festë të bukur mes dashurisë dhe muzikës.

Gazetare: Xh. Kondi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›