E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra e RTSH sjell mbrëmje gala për festat e fundvitit, dirigjenti Armand Broshka: Do të jetë një përvojë unike për të gjithë

Orkestra Simfonike e RTSH-së do të ofrojë një Mbrëmje Gala të paharrueshme për festat e fundvitit një koncert që bashkon klasiken, muzikën e filmave dhe tingujt e muzikës pop dhe rock. Nën dirigjimin e Armand Broshkës, ky koncert është një udhëtim nëpër periudha të ndryshme muzikore, duke përfshirë këngë të njohura nga Queen, muzikën e Gladiatorit dhe më shumë.

“Shpresoj që publiku do ta mirëpresë këtë koncert. Muzika që do të interpretohet është një miks i shumë komponentëve, që nga vitet ’80-’90, duke përfshirë ABBA, Queen dhe muzikën e filmave si Gladiatori. Kjo do të jetë një përvojë unike për të gjithë”, tha Broshka.

Dirigjenti tha se Orkestra Simfonike do të bashkëpunojë me bendin muzikor dhe korin e studentëve të Akademisë së Arteve, duke ngjitur në skenë 120 instrumentistë.

“The Shoë Must Go On” nga Queen, një nga këngët më të njohura të grupit, do të mbyllë koncertin, duke i dhënë ngjarjes një ndjesi të fuqishme. Pjesë të tjera të programit përfshijnë “Gladiator” nga Hans Zimmer, të interpretuar në version simfonik, dhe performanca të tjera të muzikës rock dhe pop, si “Nothing Else Matters” nga Metallica, “November Rain” nga Guns N’ Roses, “The Ecstasy of Gold” dhe “Heal the World”.

“Pjesë e koncertit do të jetë interpretimi i Kamela Islamaj, Martin Pano dhe Erinda Agolli. Muzika klasike që është baza e çdo zhanri muzikor”, tha Broshka

Duke e cilësuar Orkestrën Simfonike në RTSH si “xhevahirin” e Festivalit të Këngës, Armand Broshka tha se jo “performon 100% live dhe se duhet të ndihemi krenar se kemi një nga orkestrat më të vjetra të radiotelevizionit në Evropë, duke nisur udhëtimin e saj në vitin 1938”.

/rtsh.al/   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›