E Diel, 1 Nëntor 2026

Orteqe në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Emergjencat civile u bejnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›