E Enjte, 5 Nëntor 2026

Osasuna ndal për herë të parë Real Madrid

Real Madrid u ndal për herë të parë në këtë sezon dhe kundërshtari që ia doli ti merrte pikë, skuadrës së Ancelotit ishte Osasuna.

Një barazim 1 me 1 në Santiago Bernabeu që ndryshon situatën në krye të klasifikimit, pasi tanimë Los Blankos bashkëkryesojnë me 19 pikë me rivalët historike, Barcelona.  

Vendasit e luajtën pjesën e parë të ndeshjes me ritme jo të larta, duke qenë të lexueshëm në lojë dhe duke mos çarë dot murin mbrojtës të miqve. Të paktën deri në minutën e 42 kur një gjuajte kros e Vinisius Xhunior përfundoi në rrjetë.

Starti i të dytës ishte shumë i mirë për Osasunën. Miqtë shënuan golin e barazimit pas vetëm 2 minutash falë një gjuajtje me kokë të Kike Garsias.

Në minutën e 78 Real Madrid pati shansin e madh të rikthehej në avantazh kur Benzema u rrëzua në zonën mike pas një kontakti të parregullt, një episod që nxori jashtë me të kuq edhe Garsian.

Goditja e Benzema përfundon në shtylle tranversale. Jo vetëm kaq, por në minutën e 89 Reali ishte me fat kur miqtë humbën një rast të artë me Moi Gomez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›