E Hënë, 2 Nëntor 2026

Oscar përfundon në terapi intensive pasi humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore

Një problem në zemër ka bërë që Oscar të humb ndjenjat gjatë seancës stërvitore të djeshme me ekipin e tij Sao Paolo. Mediet braziliane raportojnë se ish-mesfushori i Chelsea-t gjendet në repartin e terapisë intesive të “Israelita Einstein Hospital”.

34-vjeçari kaloi pesë vite në “Stamford Bridge” përpara se të transgertohej në Kinë te skuadra e Shanghai Port në 2016 për gati 60 milionë dollarë.

Ai refuzoi që të respektonte kontratën me klubin aziatik dhe u kthye në Brazil pas vetëm 21 takimesh të luajtura në kampionatin kinez. Incidenti i djeshëm sipas mjekëve ka ardhur si pasojë e një anomalie në zemër ndërsa sigurojnë se gjendja e lojtarit është stabël.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›