E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osmani: Sa më shumë ka barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit

PRISHTINË, 10 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithpërfshirje.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

E para e vendit, theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve kosovare.

Këto komente ajo i bëri gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›