E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osmani dhe Karis diskutojnë për sfidat në ruajtjen e paqes

PRISHTINE, 16 shkurt/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Presidentja Osmani ka shkruar se gjatë takimit kanë diskutuar për partneritetin dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

 “Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ajo.  /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›