E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani fton kryetarët e partive në takim të premten

PRISHTINË, 30 tetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim që do të mbahet të premten (nesër), në orën 12:00.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tha Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit.

Ky takim vjen pas dështimit më 26 tetor, kur mandatari për Qeverinë Kurti 3, Albin Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›