E Enjte, 5 Nëntor 2026

Osmani merr pjesë në pritjen e organizuar nga Macron

PRISHTINË, 4 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori sot pjesë në pritjen e organizuar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare.

Me ftesë të Macron dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja Osmani në Paris do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Ky samit mbledh krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›