E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osmani në SHBA, Kurti në shtëpi/ Katër ditë para zgjedhjeve, presidentja takohet me zyrtarë amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  u takua me zyrtarin e lartë amerikan në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Louis Bono gjatë vizitës në Ushington.

Gjatë takimit Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO fuqizon sigurinë edhe në rajon dhe është edhe në harmoni me objektivat strategjike amerikane për paqen dhe sigurinë globale.

Ajo konfirmoi se Kosova ka rritur tashmë buxhetin për mbrojtje në 2% të Bruto Produktit Vendor dhe është në proces të rritjes së këtij buxheti për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit në NATO.

Presidentja dhe zyrtari amerikan diskutuan gjithashtu për mundësin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë dhe për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së presidentit Trump.

Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe Osmani u bë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës së re.

Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin pasi i fitoi zgjedhjet në nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›