Osmani një ditë pas takimit me shefin e CIA-s: Aleanca me SHBA-në, garanci për siguri

PRISHTINË, 23 gusht /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garanci për siguri, paqe e sukses.
Kështu u shpreh Osmani një ditë pasi priti në takim drejtuesin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, shkruan presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.
/KosovaPress/