Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

PRISHTINË 5 shkurt/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA, teksa sot (e mërkurë) pritet të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Për takimin dhe agjendën ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Sipas këtij njoftimi takimi është parashikuar të mbahet në ora 09:30, sipas kohës lokale atje. “Në orën 9:30, zyrtari i lartë i Byrosë Bono takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu në Departamentin e Shtetit”, bënë të ditur DASH.
/Kosovapress/