Osmani takohet me kancelarin Scholz, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

PRISHTINË, 18 korrik /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi ka ndodhur në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Oxford të Britanisë së Madhe.
Vjosa Osmani, ka shkruar se temë diskutimi ka qenë angazhimi i përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.
/KosovaPress/