Osmani takoi Keller-Sutter: Zvicra një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës

PRISHTINË, 14 shkurt/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC). Ajo sot është takuar me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
“Takim i shkëlqyer me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”, shkroi Presidentja Osmani në rrjetet sociale.
“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, u shpreh ajo. /KosovaPress/